Sezoni i Liverpool-it sa vjen e bëhet më i turpshëm, me “Reds”-at që dogjën trofeun e parë të sezonit, duke u mundur 0-3 nga Crystal Palace në EFL Cup.
Sfida e luajtur në “Anfield” u dominua nga miqtë, duke konfirmuar dhe njëherë formën e dobët që po kalojnë këtë sezon, duke shkuar në kuotën e 6 humbjeve në 7 ndeshjet e fundit në të gjitha kompeticionet.
Nga ana tjetër, Arsenali mundi Brightonin 2-0, Man. City triumfoi 1-3 me Swansean ndërsa Chelsea mundi Wolvesin mes spektaklit të 7 golave, 3-4.
Një emër tjetër i madh që i dha lamtumirën Kupës ishte Tottenhami, që u mposht 2-0 nga kampionët në fuqi, Necastle.
REZULTATET:
Liverpool 0-3 Crystal Palace
Arsenal 2-0 Brighton
Swansea 1-3 Manchester City
Wolves 3-4 Chelsea
Newcastle 2-0 Tottenham




