Eftov: Mickoski do t’u ofrojë shqiptarëve shumë më tepër se Zaevi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazetari maqedonas, Vasko Eftov ka theksuar se VMRO-DPMNE do të ketë ofertë më të pasur se LSDM ndaj partive shqiptare.

“Mickoski tani do t’u ofrojë shqiptarëve shumë më tepër nga sa do t’u ofrojë Zaev. Nëse Zaev ofron një, Mickoski do t’u ofrojë atyre dy poste ministrore. Mickoski tani do t’i ofrojë gjithçka Ali Ahmetit vetëm për të mbetur në krye të VMRO-DPMNE-së.

Kjo është mënyra e vetme që ai të vazhdojë karrierën e tij politike dhe të zgjasë jetën e tij të veprimtarisë politike. Do të ofrojë gjithçka për shqiptarët, në mënyrë që të mund të formojë një qeveri.

Ai do të durojë të gjitha poshtërimet, vetëm për të qëndruar në krye të VMRO-DPMNE-së. Ai nuk e lë karrigen e tij ”, ka theksuar gazetari Vasko Eftov në emisionin e fundit “Në qendër”. 

Share This Article