Egjipt, gjendet qyteti antik 3.000-vjeçar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zbulimi i qytetit besohet të jetë gjetja e dytë më e rëndësishme arkeologjike pas varrit të Tutankamunit

Autoriteti Egjiptian i Antikiteteve ka njoftuar se është gjetur një qytet antik 3.000 vjeçar.

Sipas autoritetit, qyteti antik besohet të jetë themeluar nga mbreti Amenhotep III dhe ishte qyteti më i madh administrativ dhe industrial në Luksor gjatë epokës perandorake egjiptiane.

Gjatë gërmimeve janë gjetur objekte të përdorura në jetën e përditshme.

Zbulimi i qytetit besohet të jetë gjetja e dytë më e rëndësishme arkeologjike pas varrit të Tutankamunit.

Share This Article