Egjipt, zbulohen arkivolet 2500-vjeçare

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një zbulim i rëndësishmë arkeologjik në Egjipt ka nxjerrë në dritë 59 arkivolë që u përkasin priftërinjve dhe nëpunësve nga dinastia e 26-të, të varrosur rreth 2500 vjet më parë. Zbulimet e rëndësishme arkelogjike, do të ekspozohen në muzeun e ri egjiptian vitin e ardhshëm.

Një mision arkeologjik në Egjipt ka zbuluar së fundmi, në një nekropol të gjerë në jug të Kajros, 59 arkivole antike që u përkisnin priftërinjve dhe nëpunësve nga Dinastia e 26-të.

Sarkofagët me mumjet brenda shumicës së tyre, sipas arkelogëve, ishin varrosur më shumë se 2.500 vjet më parë.

Mbetjet e mumifikuara ishin të mbështjella me pëlhura varrimi dhe mbanin mbishkrime hieroglifike me ngjyra të shndritshme.

“Unë e konsideroj këtë si fillim i një zbulimi të madh,” tha Ministri i Egjiptit për Turizmin dhe Antikitetet Khalid el-Anany, duke shtuar se më shumë zbulime ende pritet të dalin në të njëjtën zonë.

Arkivolet prej druri, të ruajtura dhe të vulosura mirë, u zbuluan në 3 gusht në nekropolin e kryeqytetit të lashtë egjiptian Memfis, pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ekipi kishte zbuluar tre boshtet 10-12 metra ku arkivolet ishin vendosur në “gjendje të përsosur” për shkak të një vulë mbrojtëse që i ruante ata nga reaksionet kimike.

Së bashku me to u gjetën edhe 28 statuja të Zotit të lashtë egjiptian Seker, një nga perënditë më të rëndësishme të funeraleve.

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Suprem të Antikiteteve, Mostafa Ëaziri, tha se studimet fillestare tregojnë se arkivolet e zbukuruara ishin bërë për priftërinjtë dhe zyrtarin e lartë nga Periudha e Vonë Faraonike rreth vitit 664-525 para Krishtit.

Arkivolet dhe gjetjet tjera do të ekspozohen në muzeun e ri egjiptian vitin e ardhshëm, të cilin Egjipti po e ndërton pranë Piramidave të Gizës.

Gjatë kësaj kohë, misioni do të vazhdojë hapjen e arkivolëve dhe studimin e përmbajtjes së tyre.

Share This Article