Egjipti do të kërkojë 1 miliard dollar kompensim për bllokimin e anijes në Kanalin e Suezit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Egjipti ka bërë të ditur se mund të kërkojë 1 miliard dollar kompensim për shkak të bllokimit të anijes së “Ever Given” për rreth një jave në Kanalin e Suezit.

“Shifra është një vlerësim i përafërt i humbjeve të lidhura me tarifat e tranzitit, dëmtimin e rrugës ujore gjatë përpjekjeve të gërmimit dhe shpëtimit dhe koston e pajisjeve dhe punës”, ka thënë zyrtari ekzekutiv i Autoritetit të Kanalit të Suezit, Osama Rabie.

Ai nuk ka specifikuar se kujt do t’i kërkohet kompensimi.

“Kjo është e drejtë e shtetit tonë. Ky shtet duhet të marrë atë që i takon”, ka thënë Rabie.

Anija “Ever Given” 400 metra e gjatë, pronë e kompanisë së japonezit Shoei Kisen Kaisha, ishte bllokuar më 23 mars në Kanalin e Suezit ndërkohë që kishte arritur të zhbllokohej vetëm pas gjashtë ditësh.

Share This Article