Egjipti ia kthen shpinën Rusisë, blen grurë nga Franca dhe Bullgaria

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Egjipti do të blejë grurë nga Franca dhe Bullgaria në vend të Rusisë.

Në fakt, Egjipti ka bërë një ofertë nën pragun e vendosur nga Moskës.

“Rusia nuk ishte e kënaqur me çmimin e propozuar gjatë negociatave për blerjen e grurit”, sipas burimeve të agjencisë Bloomberg.

Në fillim të muajit shtator, ministri egjiptian i furnizimit, Ali El-Mosilhi, tha se gjatë negociatave të drejtpërdrejta me Moskën, Kajro ra dakord të blinte 480 mijë tonë grurë rus.

Disa ditë më vonë, Egjipti njoftoi se kompania tregtare e drithit, Solaris do të kishte të drejtë të blinte drithë nga çdo vend.

Ndihmësministri i Parë i Furnizimit të Egjiptit dhe Shefi i Bursës së Mallrave, Ibrahim Ashmawi, tha më parë se Kajro është ndër importuesit më të mëdhenj të grurit dhe pjesa e grurit rus në importet e saj vlerësohet në 80 për qind.

Share This Article