Eintracht Frankfurti ia shkakton humbjen e parë Bayern Muenchenit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Bayern Muencheni e ka regjistruar humbjen e parë këtë edicion në Bundesligën e Gjermanisë. Bayerni humbi të dielën në shtëpi nga Eintracht Frankfurti me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së shtatë të Bundesligës gjermane. Në stol te Eintracht Franfurti në stol ishte portieri kosovar Diant Ramaj.

Leon Goretzka kaloi Bayernin në epërsi 1:0 në minutën e 29-të, ndërsa Martin Hinteregger tre minuta më vonë barazoi rezultatin në 1:1.

Golin e fitores, Eintracht Frankfurti e shënoi në minutën e 83-të. Shënoi Filip Kostiq. Bayerni është në vendin e parë me 16 pikë, kurse Eintracht Franfurti në vendin e 13-të me tetë pikë.

Share This Article