‘Eja t’i zësh vendin Schumacherit’, Ferrari ofertë bombastike për Louis Hamilton

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mediat e huaja ditët e fundit po flasin për një lëvizje bombastike, që do të shkundë ujërat në Formula 1 duket se është duke u zhvilluar në Scuderia.

Sipas ‘Daily Mail’, Ferrari synon të ofrojë një kontratë të jashtëzakonshme për të sjellë pilotin britanik, Hamilton.

Në fund të fundit, ky sezon nuk po shkon siç do të kishte dashur shtatë herë kampioni i botës, i cili e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të ndalet së shpejti nga Formula 1.

Raportimet për kalimin e tij te Ferrari po shtohen, me të fundit që thuhet se skuadra italiane synon t’i ofrojë atij 46 milionë euro për sezon dhe perspektivën për të ndjekur titullin e tij të tetë në karrierë.

Share This Article