Ejup Rustemi për autostradën Kërçovë – Ohër: Duhet të përfundojë deri në dhjetor të vitit 2023

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtori i N.P. Rrugët Shtetërore, Ejup Rustemi, në kuadër të emisionit “Magazina Ekonomike”, ka folur rreth realizimit të projektit për autostradën Kërçovë-Ohër.

Ai deklaroi se deri në fund të dhjetorit do të zgjidhet çështja e shpronësimit të tokave, derisa deri në fund të vitit të ardhshëm do të mbaroj projekti.

 “Deri në fund të dhjetorit do të bëjmë komplet shpronësimin e tokave dhe duket edhe tani që kemi aktivitete të jashtëzakonshme, shumë të shtuara, në ndërtimin e rrugës, që në vitin e ardhshëm do të kemi aktivitete të jashtëzakonshme, pasi që pritet deri në fund të vitit, 31 dhjetor 2023 të mbaroj projekti”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor i N.P. “Rrugët Shtetërore”.

Share This Article