Ekipi i Alb Uk Tv Dhe Sky 585 takohen me kryetarin e Mitrovicës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekipi i Alb Uk Tv dhe Sky 585, i cili sot po qëndron në Kosovë, sot janë pritur nga kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.

Themeluesi i Alb Uk Tv, Helidon Kastrati, komentatori i familjes mbretërore dhe gazetari i Skye 585, Ian Pelham Turner, gjatë takimit në Mitrovicë, janë fokusuar tek zhvillimi ekonomik i Kosovës, ndikimi që ata kanë për selljen e inestitorëve shqiptarë, por edhe investitorëve të huaj në Kosovë.

Gjatë takimeve po ashtu janë informuar edhe për zhvillimet politike në Mitrovicë, iciativën e Batirhit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës dhe për gjigantin metalorgjik Trepça.

Z. Helidon Kastrati është njëri nga biznismenët më të sksesshëm shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe qellimi i themelimit të Alb Uk Tv është të ndihmojë në zhvillimin e diasporës shqiptare në Britani dhe më gjërë, dhe po ashtu të ndihmojë në ruajtjen e kulturës shqiptare të mërgimtarëve tanë.

Po ashtu edhe Bahtiri vie nga fusha e biznesit. Ai ka disa biznese në Holanë, ku ka jetuar që nga vitet e 90-ta.

Ekipi i Alb Uk Tv dhe Sky 585, sot janë pritur edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, ish-presidenti Fatmir Sejdiu dhe kryetari i AKB-së, Agim Shahini.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply