Ekipi i BBC-së detyrohet ta ndërpresë intervistën për shkak të granatimeve ruse në Kherson

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video e publikuar shfaq momentin kur ekipi i BBC News detyrohen të largohen me shpejtësi, kur fillojnë granatimet ruse në rajonin e Khersonit që është mbuluar nga uji pas shkatërrimit të digës.

BBC po intervistonte banorët e kësaj zone, kur filluan granatimet dhe shpërthimet e fuqishme, duke detyruar ekipin të largohen dhe strehohen në zonë më të sigurtë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që të martën diga Nova Kakhovka u hodh në erë dhe tërë uji i akumuluar u derdh në mbi 80 vendbanime, ku si pasojë u rrit niveli i ujit në mbi 11 metra.

Aty uji mori me vete pothuajse gjithçka – madje në disa video shihen shtëpitë duke “lundruar”, kurse presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se është një katastrofë.

Ukrainasit po akuzojnë rusët për shpërthimin e digës, kurse Kremlini po mohon se është përfshirë në shkatërrimin e saj.

E prej të martës ekipet e shpëtimit po tentojnë të nxjerrin nga shtëpitë banorët që kanë ngecur brenda.

Ajo çfarë po u shkakton më shumë problem është fakti se ky rajon kontrollohet nga rusët.

Sa herë që po tentojnë të ndihmojnë banorët lokalë, janë granatimet ruse që po ua pamundësojnë kryerjen e punës.

Share This Article