Britania e Madhe nuk do të dërgojë ekipin e saj në Lojërat Olimpike në Tokio këtë vit, nëse vazhdon të përhapet me këtë ritëm koronavirusi i ri, ka thënë kryetari i Asociacionit Olimpik të Britanisë, Hugh Robertson.
“Ne nuk shohim ndonjë mënyrë si mund të zhvillohet kjo gjë pasi gjërat janë të lidhura”, ka thënë ai. Kanadaja tashmë është larguar nga Lojërat Olimpike, teksa kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau ka thënë se kombet tjera duhet të “ndjekin këtë ritëm”.
Australia po ashtu ka thënë se atletët e saj do të përgatiten për ngjarjen e vitit 2021, përderisa Norvegjia i ka bërë thirrje presidentit të Komitetit Olimpik, Berit Kjoell që të mos dërgojë atletët e këtij shteti në këto Lojëra, derisa të kontrollohet kjo pandemi.
“Shpresoj se do t’i bashkohemi shumë shpejt Kanadasë dhe Australisë”, ka shtuar Robertson. Lojërat Olimpike është planifikur të mbahen më 24 korrik. Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka thënë të dielën se anulimi “nuk është në agjendë”./REL/