Ekipi i ri i OBSH-së mund të jetë shansi i fundit që të zbulohet origjina e COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se taskforca e re mund të jetë mundësia e fundit që të gjendet origjina e COVID-19.

Ka nominuar 26 ekspertë për të qenë pjesë e trupit – Grupi Këshillues Shkencor mbi Origjinat e Patogjenëve të rinj.

Në më shumë se një vit e gjysmë që kur virusi i identifikua në qytetin kinez të Wuhanit, pyetja se si nisi ky virus mbetet e paqartë, raporton BBC.

Ekipi do të shikojë nëse virusi është transmetuar nga kafshët te njerëzit në marketet e Wuhanit, apo ka dalë aksidentalisht nga një laborator.

Në shkurt, një ekip i OBSH-së konkludoi se virusi me shumë gjasë ka ardhur nga lakuriqët, porse duhej më shumë punë të bëhej për vërtetimin e kësaj.

Share This Article