Ekonomia e Britanisë së Madhe u tkurr në tremujorin e parë të vitit 2020 me ritmin më të shpejtë që nga kriza financiare.
Zyra e Statistikave Kombëtare tha që ekonomia u kontraktua me 2% në tre muaj e parë të vitit deri në mars, pas rritjes zero në tremujorin e fundit të 2019.
Rënia u nxit nga një rënie rekord në mars, dhe pasqyron vetëm javën e parë të plotë të bllokimit.
Analistët presin një rënie më të madhe ekonomike në tremujorin aktual.
Ky është vlerësimi i parë zyrtar që kur qeveria ndërmori masa për distancimin shoqëror në fund të marsit.
Ruth Gregory, ekonomistja e njohur në Capital Economy, tha se shifrat treguan se ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar ishte “tashmë në rënie brenda dy javësh nga mbyllja në fuqi”.
Ajo shtoi: “Me kufizimet në fuqi deri në mes të majit dhe pastaj vetëm me një ngritje shumë të lehtë, prilli do të jetë shumë më i keq.”
Ndërsa, analistët prisnin një rënie më të madhe tremujore prej 2.6% në tre muajt e parë të vitit, ekonomia ende paraqet tkurrjen më të madhe që nga shembja e Lehman Brothers në fundin e vitit 2008. (BBC)