Ekonomia e vendit mund të tkurret deri në 13 %

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekonomia e Italisë mund të tkurret deri në 13 % këtë vit si rezultat i pandemisë së koronavirusit të ri, tha sot guvernatori i Bankës Qendrore kombëtare, Ignazio Visco.

“Në skenarin fillestar, rënia e prodhimit në vitin 2020 do të ishte e barabartë me 9 %”, tha ai në fjalim vjetor në selinë e Bankës së Italisë.

“Një skenar i dytë i bazuar në supozime më pesimiste, megjithëse jo ekstreme, e sheh PBB-në të bjerë me 13% këtë vit dhe një rikuperim shumë më të ngadaltë në 2021” shtoi Visco.

Paralajmërimi i tij vjen në një kohë kur agjencia kombëtare e statistikave ISTAT bëri një rishikim në rënie të vlerësimeve të rritjes së PBB-së për tremujorin e parë.

Sipas guvernatorit të BQI, gjysma e recesionit italian është për shkak të masave të kufizimit për shkak të virusit, ndërsa gjysma tjetër buron nga rënia e tregtisë botërore dhe kolapsi i rrjedhave të turizmit.

Share This Article