“Ekonominë po e kthejnë në një kurth”- Jorida Tabaku rendit 3 arsyet pse po rritet çmimi i naftës: Vetëm disa të pasur po përfitojnë, ndërsa shumica e pëson

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe pse Bordet e Naftës tashmë nuk ekzistojnë, çmimet e karburanteve janë rritur muajin e fundit. Për këtë ka reaguar deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila në një postim në Facebook ka sqaruar arsyet pse po e blejmë më shtrenjtë karburantin.

Një arsye kryesore sipas Tabakut është krijimi i karteleve, që sipas saj shmangin ligjet dhe vendosin çmime sipas dëshirës.

“Oligarkia e naftës ende e dominon lojën e tregut dhe ka krijuar një fushëveprim të ndërlidhur të interesave të saj. Këto kartele shmangin ligjet  dhe vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre”, shkruan Tabaku.

Një tjetër arsye – sipas saj- e rritjes së çmimit të naftës është taksimi socialist që është detyrim për qytetarët, por fitim për të tjerët.

Arsyeja e tretë sipas Jorida Tabakut është shfrytëzimi i Kursit të Këmbimit. “Edhe pse transaksionet për naftën bëhen në dollarë, çmimi rritet në monedhën lokale”, shkruan Tabaku.

Reagimi i Jorida Tabakut

Përballë një Marrëveshjeje të Pandershme të Korrupsionit! 🇱

Në sesionin e kaluar, Grupi Parlamentar i PD shënoi një fitore duke mbyllur Bordet e Naftës dhe duke luftuar kundër oligarkisë së naftës që ka dominuar për shumë vite. Por, a e dini pse ndiheni akoma nën hijen e çmimeve të larta të karburantit?

➡️ Arsyet kryesore të rritjes së çmimeve të karburantit:

  1. Kartelat e Krijuara: Oligarkia e naftës ende e dominon lojën e tregut dhe ka krijuar një fushëveprim të ndërlidhur të interesave të saj. Këto kartele shmangin ligjet dhe vendosin çmimet sipas dëshirës së tyre.
  2. Taksimi socialist: Detyrim për Ju, Fitim për Të Tjerët (Oligarkët): Qeveria dhe oligarkia punojnë së bashku në një ortakëri të mjerueshme. Ndërkohë që ju shihni çmimin e naftës rritur, më shumë se gjysma e çmimit është e justifikuar me taksa të larta që merren nga xhepat tuaj. Thënë shkurt, keni të bëni me një marrëveshje që e shfrytëzon juve për të pasuruar ata.
  3. Shfrytëzimi i Kursit të Këmbimit: Edhe pse transaksionet për naftën bëhen në dollarë, çmimi rritet në monedhën tuaj lokale. Ky truk shfrytëzohet për të fituar edhe më shumë. Kompanitë e oligarkisë përfitojnë nga rritja e çmimit dhe kursi i këmbimit, duke u dhënë mundësinë për të fituar dy herë më shumë.

Këto arsye janë shqetësuese dhe po e kthejnë ekonominë tonë në një kurth, duke na privuar nga konkurrenca e ndershme dhe e drejtë në treg. Vetëm disa të pasur po përfitojnë, ndërsa shumica e pëson.

Gara e tregu i lirë është zgjidhja! Konkurrenca e meritokracia, eleminimi i barrierave e rritja e numrit të kompanive, politika fiskale në shërbim të sipërmarrjes. Përqëndrimi vetëm në pak duar e ka ngushtuar hapësirën e kompanive për të vepruar.

Rikthimi i besimit te institucionet, rigjallërimi i ekonomisë dhe hapja janë zgjidhja qoftë në biznes e qoftë në politikë. Sot pak duar kanë kapur prej fyti shumicën, meritokracia nuk vlerësohet e ne duhet ta ndryshojmë këtë! Ta ndryshojmë kënetën politike dhe ekonomike për të shkuar përpara dhe ndryshuar realitetin!

Share This Article