• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Thursday, May 15, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Albania
Eksodi historik i shqiptarëve para 30 vjetësh përkujtohet në Tiranë me një monument artistik

Eksodi historik i shqiptarëve para 30 vjetësh përkujtohet në Tiranë me një monument artistik

by albnews
2 July, 2020
in Albania
0
3
VIEWS

30 vite më parë, Tirana do të printe fillimin e ndryshimeve demokratike, kur shqiptarët mposhtën frikën dhe zgjodhën lirinë në perëndim. Për të përkujtuar këtë ngjarje të shënuar, skulptori Agim Rada ka përjetësuar në një vepër të tij në Rrugën e Ambasadave, 2 korrikun e 1990, kushtuar pikërisht atyre që grisën guximshëm perden e hekurt të regjimit komunist dhe rendën drejt lirisë europiane.

Gjatë ceremonisë së organizuar me këtë rast, Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko u shpreh se 2 korrikun 1990, ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të lindjes komuniste.

“2 korriku i vitit 1990-të ishte një ngjarje dramatike. Në datën 2 korrik 1990, në zemër të Tiranës në dyert e ambasadave të Perëndimit vërshuan për të kërkuar strehim rreth 5000 qytetarë, gra, burra dhe fëmijë. Ishte tronditja më serioze për një nga regjimet më të kontrolluara të lindjes komuniste.”,- tha Majko.

“Situata u kthye në një emergjencë humanitare sidomos në Ambasadën e Gjermanisë Perëndimore, Ambasadën e Republikës së Italisë, Ambasadën e Republikës së Francës por edhe në ambasada të tjera. Qytetarët qëndruan në ambasada për 11 ditë dhe netë duke u ndihmuar nga trupi diplomatik perëndimor të rrethuar nga forca të shumta policore. Në datën 13 korrik me ndërhyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara ata u lejuan të largoheshin nga atdheu.”,- tha Majko.

“Kam qenë student dhe kujtoj që regjimi në atë kohë organizoi një miting në qendër të Tiranës për t’ju kundërvënë aktit të të “larguarve” drejt Perëndimit. Në fakt, ky ishte takimi i fundit në publik i regjimit në sheshin më të madh të vendit. Ata që ikën e morën me vete edhe datën e 2 korrikut. Kjo datë, prodhoi një akt i cili sa refuzoi atë që ishte, po ashtu pohoi atë që do të vinte për shoqërinë shqiptare.”,- shtoi Ministri Majko.

“Migrantët shqiptarë të 2 korrikut 1990 “trokitën” të parët në dyert e Europës. Ata ishin jo më shumë se 5 mijë vetë. Sot, numri i shtetasve shqiptarë me pasaportat e Bashkimit Europian po shkon në 500 mijë… Gjermania, Franca dhe Italia dhe më pas kufiri me Greqinë fqinje u bënë destinacioni i një brezi migrantësh. Ata ndryshuan Shqipërinë!”, nënvizo Majko.

Sipas tij, “influenca e tyre është e kudondodhur edhe duke mos qenë të pranishëm. Jemi sot, për përkujtuar një rrugëtim që filloi nga dera e vogël e ambasadave, me shpresën, për të përfunduar në destinacionin kombëtar të shqiptarëve në Bashkimin Europian. Në 2 korrik 1990 Ambasada e Gjermanisë (Perëndimore) në atë kohë ishte strehuesja më e madhe e qytetarëve shqiptarë. Më lejoni të shpreh kënaqësinë që ambasadori gjerman pranoi ftesën për të folur në këtë aktivitet. Ai, sot, banorët 11 ditorë të ambasadës, 30 vite më parë, i ka shtetas të respektuar të vendit të tij. Në aktin e 2 korrikut 1990-të shqiptarët “hapën negociatat” me familjen europiane. Si i tillë, ai meriton të kujtohet me një vepër arti sepse i kishte këto cilësi. Koha e tregoi këtë.”,- tha Majko.

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se shumë prej atyre që në ato momente të vështira rrezikuan jetën për liri, sot janë sipërmarrës të suksesshëm në vendet ku jetojnë.

“Me këtë monument përkujtojmë shprehjen për liri, por edhe vuajtjet e përjetuara në komunizëm. Më kujtohet shprehja e Dostojevskit, një shprehje ironike: “A jam unë i denjë për gjithë këto vuajtje që po kaloj?” Shumë prej nesh, sidomos gjenerata e prindërve tanë dhe ata që kanë bërë burg politik, me gjasë kanë pyetur veten si Dostojevksi: A i meritojmë t’i heqim mbi kurriz të gjithë këto? Unë besoj se ajo ditë e bekuar, kalimi i atij pragu, ishin një lloj konfirmimi që po, ndoshta vuajtjet na bënë më të denjë për të kërkuar një aspiratë më të madhe, për të qenë dinjitozë e fisnikë, ku sot jemi shumë krenarë për të gjithë ata shqiptarë të suksesshëm që janë integruar, që janë bërë sipërmarrës dhe punëdhënës të valës së re të emigrantëve që vijnë nga rajoni ynë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se vetëm duke përkujtuar të shkuarën, shoqëria jonë mund të ndërtojë një të ardhme më të mirë. “Kjo vepër e Gim Radës dhe ky bashkëpunim mes ministrit të Diasporës dhe Ambasadorit gjerman do të jetë një kujtesë e përditshme e atyre kujtimeve, e episodeve, rrëfimeve dhe unë besoj se nëse do kemi një të ardhme si komb, do jetë duke kujtuar ato gjëra që kanë ndodhur për të ndërtuar një histori shumë herë më të mirë se ajo që kaloi”, theksoi Veliaj.

Peter Zingraf, Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, gjatë aktivitetit u shpreh se tre mijë refugjatët e parë që mbërritën në Gjermani nga Shqipëria, janë shndërruar në urën e parë të komunikimit me shqiptarë me Gjermaninë.

“Ngjarjet e korrikut 90′ kanë gjendur vend në kujtesën kolektive të shqiptarëve si një nga momentet e rënies së qeverisë Alia, fillimet e fundit të një nga regjimet më shtypëse të historisë moderne europiane. Thuajse se 5 000 refugjatë në ambasadë, më shumë se sa 3 000 në mjediset e reja të ambasadës së Gjermanisë perëndimore. Kur kemi festimet ditë sonë kombëtare më tre tetor me 500 të ftuar na duken sikur janë shumë njerëz, mendoje me 3 000 të tillë.”, tha Zingraf.

“Arsyet për shqiptarët për tu larguar ishin komplekse, rreziku i lartë. Pamjet në të të refugjatëve në ambasadën e republikës së Gjermanisë. Refugjatët u sollën me autobus, anije e tren. Shumë prej tyre nisën një jetë të re. Ata tre mijë refugjatë janë shndërruar në urën e parë të komunikimit me shqiptarë me Gjermaninë. Diaspora luan një rol të madh. Shqipëria është sot në rrugëtimin e saj drejt BE. Të merresh me të shkuarën është e vështirë, por e shëndetshme, pasi ndihmon që të merren vendime më të mira për të ardhmen.”,- shtoi Zingraf.

“Arti është absolutisht për të kujtuar të shkuarën, përgëzoj artistin Agim Rada që ka ndërhyrë kaq mirë në këtë strukturë. “,- tha Peter Zingraf, ambasadori i Gjermanisë në Tiranë.

Vetë skulptori Rada risolli edhe përjetimet personale të ngjarjeve të atyre ditëve ku ai ishte dëshmitar, ndërsa i bëri një apel ambasadorëve të pranishëm që të ndihmojnë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt familjes evropiane.

“Ne jetuam një absurd, që nuk e besoj se ka qenë i ngjashëm me absurd tjetër në botë. I ftoj dhe i lus si skulptor dhe si artist, meqë këtu janë ambasadorët, bëni pak më shumë për Shqipërinë, bëni pak më shumë që edhe ne të jemi krah jush. Loboni në vendet tuaja dhe ne do ju jemi mirënjohës siç ju jemi deri më sot”, tha Rada/ATSH.

Previous Post

Kush kthehet në Zvicër nga Kosova duhet të vetizolohet

Next Post

Në Itali tifozët mund të kthehen para fundit të këtij edicioni

albnews

albnews

Related Posts

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja
Albania

Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja

15 May, 2025
U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar
Albania

U nënshkrua sot, çfarë parashikon marrëveshja në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar

15 May, 2025
“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm
Albania

“1 në 50 shqiptarë në burg në Britani”, Rama: Gënjeshtër! Jemi krenar për punën në frenimin e emigracionit të paligjshëm

15 May, 2025
Next Post
Në Itali tifozët mund të kthehen para fundit të këtij edicioni

Në Itali tifozët mund të kthehen para fundit të këtij edicioni

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM