Ekspertët amerikanë rekomandojnë dozën e tretë të Pfizerit te mbi 65 vjeçarët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këshilltarët e vaksinave në Administratën Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA) kanë votuar në mënyrë unanime të premten që të rekomandojnë për përdorim emergjent, dozën e tretë të vaksinës anti-COVID të Pfizerit për personat e moshës mbi 65 vjet dhe personat më të rrezikuar si pasojë e infektimit.

Sipas vendimit, doza e tretë në këto raste do të mund të jepet gjashtë muaj pas vaksinimit me të dy dozat.

Anëtarët e FDA-së po ashtu kanë këshilluar FDA-në që të përfshihen këtu edhe punonjësit shëndetësorë dhe personat e tjerë që janë më të ekspozuar ndaj COVID-19.

Këshilltarët, në rundin e parë, kanë votuar me 16 vota kundër që të lejohet doza e tretë e vaksinës për çdo kënd mbi moshën 16 vjeç.

Share This Article