Ekspertët analizojnë pamjet e “Air India”: Konfigurimi i krahëve që në nisje nuk ishte i duhuri! Boeing 787 bëri katër ulje emergjente muajin e kaluar

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekspertët kanë ngritur shqetësime rreth asaj që mund të ketë shkaktuar rrëzimin fatal të Air India – duke përfshirë problemet e mundshme me krahët dhe me sistemin e uljes së Boeing 787. Hetimet po shtohen pas tragjedisë dhe krahët po shqyrtohen si “fajtorë” të mundshëm.

Ata që kanë parë pamjet e avionit Boeing 787-8 të Air India përpara rrëzimit kanë thënë se konfigurimi i tij gjatë ngritjes nga aeroporti i Ahmedabadit në Indi “nuk duket i duhur”.

Avioni Dreamliner mbante 242 pasagjerë, përfshirë 53 britanikë – dhe asnjë në bord nuk mendohet se ka mbijetuar përveç një shtetasi britanik në vendin 11A. Mediat ndërkombëtare raportojnë se një Boeing 787 identik me atë të tragjedisë bëri katër ulje emergjente muajin e kaluar.

Bëhet fjalë për një avion të American Airlines me probleme të lidhura me hapjen e duhur të krahëve të tij. Ai ishte ulur në Amsterdam jo shumë kohë pas ngritjes nga Filadelfia, përpara se më vonë të anulonte fluturimet për në Filadelfia nga Dublini, Barcelona dhe Cyrihu.

Ndërkohë, një nga kutitë e zeza të avionit është gjetur, ndërsa kërkimet për tjetrën janë duke vazhduar.

Ish-piloti i British Airways, Alastair Rosenschein duke parë videon e fluturimit 171 të Air India, sugjeroi se avioni “qartësisht” e kishte ulur marshin e uljes – duke thënë se kjo nuk ishte “e saktë” dhe se “duhet të kishte qenë i ngritur”.

 “Videoja nuk është aq e qartë, por mua nuk më duket e saktë. Lartësia e avionit nuk është e saktë dhe avioni duket se po ulet në vend që të ngjitet – duket sikur është një problem aerodinamik për shkak të mosvendosjes së duhur të flapave gjatë ngritjes”, ka thënë ai.

Share This Article