Ekspertët izraelitë vijojnë inspektimin e ndërtesave në Durrës

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Koloneli izraelit, Golan Vach, foli për mediet paraditen e sotme ndërsa ishte duke inspektuar një objekt të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës.

Ai tregoi se si duhet izoluar dhe përforcuar muri i brendshëm i apartamentit në inspektim, ndërsa tha se nuk ka asnjë problem në strukturë dhe se ai mund të jetonte në të bashkë me fëmijët e tij.

Ai këshilloi qytetarët që të përdorin shkumë, për të mbyllur hapësirën mes tullave.

“Unë mund të vij të jetoj në këtë apartament bashkë me fëmijët e mi. Kur themi që apartamenti është i sigurt, është i sigurt. Kur themi që do riparohet, do riparohet. Kur themi që duhet hedhur në tokë, duhet hedhur në tokë”, tha koloneli Vach.

“Duhet të themi që këto kolona këtu janë pjesa më e rëndësishme e objektit, ndërtesa bazohet mbi kolona dhe trarë. Janë të plota, të padëmtuara, objekti është i qëndrueshëm, solid”, sqaroi ai.

“I kanë vendosur tullat gabim, në një pjesë të madhe të objekteve që kemi inspektuar. Qytetarët duhet të përdorin shkumën për të siguruar apartamentet e tyre. Kjo e bën tullën më stabël. Është e rëndësishme për të mbyllur hapësirën mes tullave, nëse ka”, tha koloneli.

Share This Article