Ekspertët paralajmërojnë rritjen e frikshme të rasteve në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Britania duhet të përgatitet për një deri në dy milionë raste me COVID-19 pas heqjes së masave në javët e ardhshme, sipas parashikimit të ekspertëve.

Pavarësisht se fushata e vaksinimit ka qenë e shpejtë dhe numri i të infektuarve dhe shtrimeve në spital ka shënuar rënie, Britania pritet të ketë rritje të rasteve gjatë javëve në vijim.

Kryeministri britanik Boris Johnson do të njoftojë heqjen e masave kufizuese kundër koronavirusit më 19 korrik, të cilën ai e ka cilësuar si “Dita e Lirisë”.

Mesazhi i Johnsonit për bashkëqytetarët e tij do të përqendrohet në ndjenjën e përgjegjësisë individuale përtej masave të njoftuara nga qeveria. Britanikët pritet të mbajnë maska ​​në ambientet e brendshme edhe pas “Ditës së Lirisë”.

Me 19 korrik, distancimi shoqëror do të marrë fund dhe të gjitha klubet e natës do të hapen, gjithashtu maskat nuk do të jenë të detyrueshme për personat e vaksinuar plotësisht.

Share This Article