• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Wednesday, May 14, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kosova
Ekspertët: Propaganda dhe aleatët e Moskës në Ballkan, rrezik për demokracinë

Ekspertët: Propaganda dhe aleatët e Moskës në Ballkan, rrezik për demokracinë

by albnews
22 April, 2022
in Kosova
0
1
VIEWS

Ndërhyrja ushtarake e Rusisë në Ukrainë ka ngjallur shqetësime mbi rrezikun e zgjerimit të ndikimit të Moskës edhe në rajone tjera të Evropës, në veçanti atë të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte tema e një diskutimi të organizuar dje nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias.

Ekspertët analizuan ndikimin e Rusisë mbi Ballkanin Perëndimor, përmes shembullit të Ukrainës. Ata thanë se Perëndimi duhet të bëjë më shumë për të luftuar propagandën ruse në rajon dhe të shtojë trysninë ndaj aleatëve të Kremlinit në Ballkan.

Ekspertë të sigurisë vlerësojnë se Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina janë pikat më të ndjeshme në Ballkanin Perëndimor, ndërsa thonë se Serbia vazhdon të jetë aleatja kryesore e Rusisë në rajon.

Sipas tyre, keqinformimi është një nga mjetet kryesore që Kremlini përdor për destabilizimin e rajonit, duke synuar të minojë demokracitë, Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Ivana Stradner nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive thotë se arma kryesore për të luftuar zgjerimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan është demaskimi i vazhdueshëm i propagandës së Moskës.

“Mënyra e vetme për ta fituar luftën e informacionit është duke qenë shumë të angazhuar dhe duke demaskuar gënjeshtrat që shpërndahen në mbarë Ballkanin. Para disa ditësh Serbia akuzoi Mbretërinë e Bashkuar për dërgim të armëve në Kosovë. Kjo u përhap me shpejtësi në rajon. Një ditë më pas Britania e përgënjeshtroi lajmin. Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Britania duhet të reagojnë pas çdo lajmi të rremë në Ballkan”, thotë zonja Stradner.

Këto komente ajo i bëri gjatë një diskutimi të organizuar nga Instituti Harriman i Universitetit të Kolumbias, ku panelistët analizuan ndikim rus në Ballkanin Perëndimor duke marrë shkas nga shembulli i Ukrainës.

Ata vlerësuan se lufta në Ukrainë ka ndikuar në shtimin e vëmendjes së Bashkimit Evropian ndaj Ballkanit Perëndimor. Por gazetarja Una Hajdari thotë se kohët e fundit vërehet një zbehje e hapave konkrete për të përmirësuar gjendjen në terren.

Ajo përmendi tri incidentet e njëpasjëshme në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

“Edhe pse e dimë se shqetësimet e shprehura nga Bashkimi Evropian, zakonisht përmes mesazheve në Twitter nuk kanë asnjë efekt në terren, të paktën e dimë se janë të informuar lidhur me këto ngjarje.

Zyrtarët e BE-së kanë një vizion të kufizuar, që tani është tkurrur edhe më shumë”, thotë ajo.

Beogradi po përballet me trysni të shtuar nga perëndimi për të harmonizuar politikën e saj të jashtme me atë të Perëndimit.

Serbia mbështeti rezolutën e Kombeve të Bashkuara që dënon sulmin rus në Ukrainë, por vazhdon të kundërshtojë vendosjen e sanksioneve kundër Moskës. Qëndrimi i Serbisë shihet nga ekspertët si përpjekje e presidentit serb Aleksandar Vuçiq për të ruajtur balancën midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Pas votimit për rezolutën në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, të gjithë mundohen që të mos e largojnë, duke mos i bërë trysni, sepse frikësohen se afrohet me palën tjetër. Por duhet t’i thonë le të shkojë ta provojë dhe të shohë se si do të rrjedhin gjërat. Por nuk ekziston vullneti për ta sfiduar”, tha Kurt Bassauner nga Këshilli i Politikave të Demokratizimit.

Qëndrimi ndaj Rusisë dhe konfliktit në Ukrainë ishte një faktor edhe në zgjedhjet presidenciale të Serbisë të zhvilluara në fillim të muajit prill.

Presidenti Vuçiq pati thënë se nuk ka në plan të ndryshojë qasje, duke mbrojtur aspiratatat e tij për anëtarim në BE por pa dëmtuar lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.

Rezultatet e zgjedhjeve e nxorrën atë fitues, duke i siguruar një mandat të dytë pesë-vjeçar.

“Mendoj se Aleksandar Vuçiçi është një politikan që nuk njeh limite, i interesuar që ta ruajë pushtetin. Është e rrezikshme dhe jodemokratike, sepse këta individë kur ndjejnë se mbijetesa e tyre është nën rrezik, sulmojnë duke u përfshirë në aktivitete dhe sjellje që mund të godasin interesat atlantike”, tha Richard Kraemer nga Qendra e Vlerave Evropiane për Politikat e Sigurisë.

Pas fillimit të luftës në Ukrainë janë shtuar zërat në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Por Reuf Bajroviq, zëvendëspresident i Aleancës SHBA-Evropë, një organizatë në Uashington , ky synim është vështirë të realizohet, sepse Kosovës fillimisht i duhet njohja e të gjitha vendeve anëtare të NATO-s.

“Mendoj se Kosova po paguan faturën e përpjekjeve të Perëndimit për ta mbajtur Vuçiçin në anën e tyre”, tha ai.

Katër nga 30 vendet e NATO-s, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. /VoA/

Previous Post

Autoritetet ruse: Një marinar i vdekur dhe 27 të zhdukur pas fundosjes së luftanijes Moskva

Next Post

Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

albnews

albnews

Related Posts

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten
Kosova

Presidenca: Të gjitha partitë konfirmojnë pjesëmarrjen në takimin me Osmanin të enjten

13 May, 2025
Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë
Kosova

Dështon për të 15-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës, çfarë ndodhi këtë herë

13 May, 2025
Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj
Kosova

Ngërçi me konstituimin e Kuvendit në Kosovë, Osmani nis takimet me forcat politike më 15 maj

12 May, 2025
Next Post
Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

Britaniku qëndroi i infektuar me coronavirus për 505 ditë

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

Berisha denoncon Ramën: I gatshëm ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për mbështetjen e ndërkombëtarëve

14 May, 2025
Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

Shqipëria në finalen e Eurovision, mediat serbe shpërthejnë: Provokim i pastër, tregoi shqiponjën me dy koka

14 May, 2025
Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

Macron vjen në Shqipëri, Rama do ti japë burgje me qira që Franca të sjellë të dënuarit

14 May, 2025
Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

Emigrimi masiv, Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

14 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4701 shares
    Share 1880 Tweet 1175
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2393 shares
    Share 957 Tweet 598
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1810 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM