Rreziku nga ndikimet ruse dhe kineze për të cilat një ditë më parë sekretari shtetëror amerikan Majkëll Pompeo paralajmëroi vendin, sipas ekspertëve dhe autoriteteve në vend, është real.
Eksperti i sigurisë Marjan Gjurovski deklaroi se është koha për përgatitjen e burimeve njerëzore për mbrojtje konkretisht nga kërcënimet hibride, në prag të anëtarësimit në NATO.
Gjurovski Thekson se veprimet armiqësore me ndikim të jashtëm arritën kulmin gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve me Greqinë dhe me Bullgarinë. Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare Viktor Dimovski thotë se vendi deri tani nuk ka pasur përvojë më të madhe me ballafaqimin me këto kërcënime por mbetet i ekspozuar.
Gjurovski dhe Dimovski qëndrimet e tyre i shprehën në konferencën “Kërcënimet hibride dhe ndikimi i tyre mbi demokracinë” në Shkollën rajonale për siguri. Kërcënimet hibride përfshijnë veprime ushtarake dhe joushtarake në formën e desinformatave, sulmeve kibernetike dhe presioneve ekonomike. Ndërkohë një ditë më parë, sekretari shetëror i SHBA-ve, Pompeo, gjatë vizitës së tij të parë në vendftoi për rezistencë dhe mbrojtje ndaj ndikimeve të dëmshme ruse dhe paralajmëroi për rrezikun nga investimet kineze. Pompeo gjithashtu foli për mbështetjen e fuqishme të SHBA-ve për anëtarësimin e plotë të vendit në NATO dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.