Ekspertët:Britania përballet me kërcënimin më të madh terrorist ndër vite, për shkak të Afganistanit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar përballet me kërcënimin më të madh terrorist ndër vite, paralajmërojnë ekspertët zyrtarë të Boris Johnson , ndërsa ky i fundit u kërkon talibanëve të parandalojnë transformimin e venditnë bazë për terroristët islamë.

Sipas Daily Mail , ish -komandanti i trupave britanike në Afganistan, koloneli Richard Kemp , tha dje se Mbretëria e Bashkuar po përballet me “kërcënimin më të madh të një sulmi terrorist pasi Shteti Islamik ishte në kulmin e fuqisë së tij”. 
Kërcënimi mund të jetë më i madh tani dhe jo i kufizua, tha Kemp për Times Radio, duke iu referuar një situate “jashtëzakonisht të rrezikshme” .

Sipas tij, talibanët “do të lejojnë, ndoshta edhe të inkurajojnë, xhihadistë nga e gjithë bota që të vijnë në vend, të takohen, stërviten, organizohen, planifikojnë, përgatisin dhe kryejnë sulme kundër Perëndimit nga Afganistan.”

Niveli aktual i kërcënimit, i vendosur nga Qendra e Përbashkët e Analizës së Terrorizmit, është një “kërcënim domethënës”, që do të thotë, sipas gazetës britanike, se ekziston mundësia e një sulmi. 

Kjo është renditja e tretë më e lartë, me dy nivelet më të larta që konsiderohen “kërcënim serioz” (probabilitet i lartë sulmi) dhe “kërcënim kritik” (probabilitet i lartë sulmi në të ardhmen e afërt).

Sipas kolonelit Kemp ekziston një rrezik i madh që xhihadistët britanikë të “frymëzohen” nga zhvillimet në Afganistan dhe të inkurajohen nga dominimi i talibanëve në vend.

Sipas Daily Mail, Boris Johnson u bëri thirrje talibanëve të dielën për të parandaluar që vendi i tyre të bëhet përsëri një bazë terroriste. “Nëse regjimi i ri në Kabulkërkon njohje diplomatike, ose “zhbllokimin” e miliardave që aktualisht janë “të ngrirë”, duhet të sigurohen që ata që duan të largohen nga vendi ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt, të respektojnë të drejtat e grave dhe vajzave dhe “Afganistani duhet të parandalohet që të bëhet vatër e terrorizmi global përsëri, sepse kjo mund të jetë katastrofike për Afganistanin”, tha ai.

Share This Article