Eksperti amerikan: Biden e njeh mirë Ballkanin, BE duhet ta shfrytëzojë këtë për dialog

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Profesori dhe eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir ka thënë se presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden ka një marrëdhënie shumë të fortë me Ballkanin, dhe kjo do t’i ndihmojë atij në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka nënvizuar faktin se Biden e ka vizituar Ballkanin vazhdimisht, dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë.

E në këtë kuadër, siç shkruan ai  është mirë për BE-në që ta shfrytëzoj këtë rast për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion.

Për këtë çështje, ai thotë se BE-ja duhet të punojë  ngushtë me administratën e re amerikane.

Postimi i plotë i tij:

Duke ditur se presidenti i zgjedhur Joe Biden ka një marrëdhënie të gjatë me Ballkanin Përendimor, BE ja duhet të zhvillojë një strategji të punojë nga afër me administratën e re, sidomos në dialogun Kosovë-Serbi. Biden ka qenë rregullisht në Ballkan dhe i di problemet e dy dekadave të fundit shumë mirë. Brukseli duhet ta mundojë  këtë mundësi të artë për arritjen e paqes dhe stabilitetit në regjion.

Share This Article