ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus 8 hours ago
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse 9 hours ago
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës 9 hours ago
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë! 12 hours ago
Bukuroshja me origjinë nga Kosova shpallet Miss Finlanda 2025 12 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Eksperti amerikan: Pompeo nuk foli sikur Boltoni për finalen Kosovë – Serbi, kjo është gjë e mirë

albnews by albnews
22 August, 2019
in Kosova
0
Eksperti amerikan: Pompeo nuk foli sikur Boltoni për finalen Kosovë – Serbi, kjo është gjë e mirë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ligjëruesi i Universitetit ‘Johns Hopkins’ në Washington, Edward Joseph, ka thënë se qëllimi kryesor i takimit ndërmjet sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka qenë rinisja e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe jo ndonjë skenar tjetër, shkruan Gazeta Express.

Joseph e sheh si mjaft pozitiv qëndrimin e Pompeos, duke potencuar se për finalen Kosovë-Serbi, Sekretari Amerikan nuk ka pasur ndonjë qëndrim të ngjashëm sikurse këshilltari i Donlad Trump, John Bolton.

RelatedPosts

Mori mandatin e partisë për kryeministër, Kurti sulmon Kushtetuesen dhe opozitën

Produktet me pesticide alarmojnë tregun rajonal, Kosova: S’kemi importuar perime nga Shqipëria

Kurti propozohet sërish për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, kritikon Gjykatën Kushtetuese: Hije politike e opozitës

“Unë nuk kam dëgjuar që Sekretari i Shtetit, Pompeo, të ketë thënë diçka sikurse Boltoni në Ukrainë që SHBA-të mbështesin çfarëdo zgjidhje për të cilën pajtohen Kosova dhe Serbia. Unë nuk e kam parë diçka të tillë në deklaratën zyrtare të Pompeos, dhe mendoj që është e mirë. Fokusi i tij ka qenë në rinisjen e dialogut, dhe ashtu duhet të jetë. Ata duhet të qëndrojnë larg nga zgjidhjet e rrezikshme. Zgjidhje të cilat kanë nxitur edhe shqetësimin e fqinjëve të afërt, e që do të duhet t’i përjetojnë pasojat e ndarjes së Kosovës apo shkëmbimit të territoreve”, ka thënë Joseph për edicionin e Zërit të Amerikës në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Joseph ka thënë se një takim i tillë sigurisht që mund të ketë ndikuar në afrimin në mes të Beogradit dhe Prishtinës për të arritur një marrëveshje juridikisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve.

“Mund të them se ekziston një përpjekje për të rinisur dialogun, por palët nuk duket se janë më afër. Është një përpjekje që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. E para janë zgjedhjet që do të mbahen në Kosovë. Do të ishte e parakohshme që në këtë pikë të thuhet se dy palët do të mund të afrohen me njëra tjetrën”, ka thënë eksperti amerikan.

Sipas profesorit amerikan një takim i tillë është një tregues shumë pozitiv i involvimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në zgjidhjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Takimi ishte më shumë sesa protokoll. Ishte një takim serioz. Kjo nuk do të thotë se SHBA-të u kthyen në vitet e 1990 ose 2000, kur SHBA-të ishin shumë më të angazhuara në punët ndërkombëtare, por kjo tregon nivelin e lartë të interesimit të diplomacisë tonë. Ekziston një interes për këtë çështje, e cila ka marrë edhe vëmendjen e Sekretarit të Shtetit. Kjo do të thotë se është nën vëzhgim, ka interes dhe unë e vlerësoj si shumë pozitiv”, ka thënë Joseph. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Të ndalet terrori rus

7 September, 2025
Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

Bessent: SHBA gati të bashkëpunojë me BE-në ta çojnë në kolaps ekonominë ruse

7 September, 2025
Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

Sulmet e fundit të Rusisë në Ukrainë-Trump: I gatshëm t’i vendosim sanksione Moskës

7 September, 2025
Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

Fitohet Jackpot-i i dytë më i madh i historisë në SHBA, 1,8 miliardë dollarë!

7 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result