Eksperti jep alarmin: Në Europë po hyn një drogë e re, ka përbërje mbetjesh njerëzore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperti i kriminalistikës dhe sigurisë, Ervin Karamuço, ka dhënë alarmin për futjen e një droge të re në Europë, e cila është shumë e rrezikshme.

Përmes një statusi në Facebook, Karamuço thekson se droga e re është shumë më e lirë, por edhe më e rrezikshme dhe krijon më shumë varësi tek përdoruesit.

Sipas tij “Kokaina Bazuko” ka në përbërjen e saj kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha- pluhur të eshtrave njerëzore.

Postimi i Karamuços:

Në Evropë po hyn “Kokaina Bazuko”, droga e re dhe shumë e lirë për tu përballuar cilido. Alarmi vjen për shkak se është shumë toksike dhe krijon varësi të skajshme. Përzjerja e bëhet me kerozinë, hi vullkanik, mbetje të bërsisë së gjetheve të kokës dhe mbi të gjitha me pluhur të eshtrave njerëzore. Kjo po e bën prodhimin e saj shumë kriminal. Tashmë kartelet në Kolumbi po hedhin sytë nga varrezat e qyteteve. Ndërkohë, në lindjen e mesme vazhdon trafiku i konfirmuar i kafkave njerëzore për këtë qëllim.

Share This Article