Sipas një deklaratë nga eksperti spanjoll, trompozat janë përgjegjëse për të paktën 33% të vdekjeve që lidhen me Covid. Rreth 60% e pacientëve në terapi intensive pësojnë mpiksje të gjakut.
Numri i personave të infektuar me koronavirus që kanë humbur jetën si pasojë e trompozës, është rritur ndjeshëm.
Sipas mjekut impakti i trompozave tek pacientët me Covid është shumë i lartë. Për këtë arsye ekspertët rekomandojnë që nga fundi i këtij muaji, pacientët e shtruar me Covid duhet të trajtohen me eparinë me peshë të ulët molekulare, që përdoren si hollues gjaku.
Ekipi i mjekut Soria po punon për të zhvilluar një algoritëm gjenetik dhe klinik për të identifikuar të infektuarit me Covid që rrezikohen më shumë nga trompoza.
Për sa i përket shqetësimeve lidhur me vaksinën AstraZeneca, të cilat janë të pakonsiderueshme nga Agjencia Europiane për barnat, mjeku spanjoll mbështet përfundimin se kjo vaksinë është e sigurte dhe efikase.
Ai këshillon se duhet të jemi shumë të kujdesshëm për këto raste dhe të japim sa më shumë informacione të mundshme për simptomat, në mënyrë që kushdo që vaksinohet me AstraZeneca mund t’i identifikojë dhe të shkojë sa më shpejt në spital.