Ekspertja e OBSH: Testimet positive për herë të dytë ‘të shkaktuara nga qelizat e vdekura të mushkërive’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për Covid-19 për Organizatën Botërore të Shëndetit, është pyetur në lidhje me raportet nga disa vende që njerëzit kanë testuar pozitiv për herë të dytë pas shërimit nga virusi.

Ajo thotë se ajo që po ndodh në të vërtetë në këto raste është se, ndërsa mushkëritë e njerëzve shërohen, disa qeliza të vdekura po shfaqen në teste, duke shkaktuar një rezultat pozitiv kur nuk ka pasur ri-infeksion.

Por, ajo thotë se shkencëtarët janë ende “duke u përpjekur të kuptojnë” sa i fortë do të jetë niveli i imunitetit te njerëzit pasi të kenë pasur virusin.

Mbi origjinën e virusit, ajo thotë se ka pasur një “origjinë natyrore” nga lakuriqët, megjithëse speciet e ndërmjetme që përhapin virusin prej tyre tek njerëzit nuk dihen ende. (BBC)

Share This Article