“Në Europë ka një rregullore që nga 2018, rregullorja europiane për të dhënat personale që parashikon gjoba marramendëse”.
Përmes këtij shpjegimi, Silva Mana, eksperte sigurie, tregon se një skandal i tillë si ky i ditëve të fundit në Shqipëri nuk mund të kalonte pa ndëshkime duke nisur nga Italia ku ajo punon prej vitesh.
Për Rtv Ora me gazetarin Sebastian Zonja, Mana thotë se janë miliarda lekë të harxhuara nga buxheti i shtetit për mbrojtjen e të dhënave personale dhe skandali me rrjedhjen e të dhënave personale tregoi si ato para janë harxhuar kot.
“Këto institucione po kërkojnë që veç protokolleve ligjore po kërkojnë të marrin certifikime të larta të menaxhimit të mbrojtjes së të dhënave informatike të cilat dhe institucionet italiane e kanë shumë të vështirë ti marrin këto certifikime”.
Si eksperte e fushës ajo ngre një tjetër shqetësim.
“Më bën përshtypje që këto të dhëna kanë datë në databazë Excel, që do të thotë se kur mbahen në server nuk janë të kriptuara që është një nga detyrimet ligjore që të gjithë institucionet shqiptare që kanë të dhënat e qytetarëve duhet të jenë të kriptuara. Kriptimi është që të gjithë të dhënat në momentin që shpëtohen në server duhet të ndërtohet një kod që nëse vidhen nuk mund të lexohen dot se kanë një kriptim të brendshëm. Ka shumë të meta në aplikimin e protokolleve”.
Ajo thotë se impaktin nevativ duhet ta shohim përtej nivelit të pagës së njërit apo tjetrit.
“Në ato të dhëna janë shpërndarë dhe numrat e identifikimit të kartave të identitetit. Është kartë dhe numër unik që personi e mban gjithë jetën. Këto karta mund të klonohen, mund të përdoren në gjithë Europën për tu identifikuar si dikush tjetër. Mund të përdoren nga grupe kriminale”.
Ndikim negativ pritet të ketë dhe në ekonomi.
“Këto të dhëna që janë shpërndarë janë një cënim dhe faktor kryesor për investimet e huaja në Shqipëri sepse duke qenë dhe eksperte mbi privatësinë, shumë kompani që unë përfaqësoj dhe në sistemet shqiptare nga ana e garantit të komisionerëve europianë mund të futemi në listën e zezë sepse jemi një nga vendet që nuk garanton mbrojtjen e të dhënave personale.Kemi pasojë të jashtëzakonshme të investimeve ekonomike”.