Eksploziv në makinë, ekzekutohet në qendër të Moskës gjenerali rus

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një gjeneral i ushtrisë ruse humbi jetën si pasojë e një atentati me bombë në makinë, në qendër të Moskës.

Komiteti Hetues i Rusisë bëri me dije se gjeneralejtënant Fanil Sarvarov ndërroi jetë pasi një pajisje shpërthyese u aktivizua nën makinën e tij në orët e para të mëngjesit të së hënës.

56 vjeçari Sarvarov, ishte kreu i departamentit të trajnimit operativ të forcave të armatosura.

Hetimet janë përqëndruar në një atentat të dyshuar të organizuar nga shërbimet e inteligjencës ukrainase. Megjithatë, Kievi nuk ka reaguar ende për këtë ngjarje.

Që kur Rusia nisi sulmin në Ukrainë në shkurt të vitit 2022, një numër zyrtarësh ushtarakë janë vënë në shënjestër madje edhe në kryeqytetin rus.

Share This Article