Eksportet britanike drejt BE-së me rënie historike

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksportet e mallrave britanike drejt Bashkimit Europian ranë me më shumë se me dy të pestat në janar, pas periudhës së tranzicionit të Brexit.

Të dhënat e reja nga Zyra për Statistikat Kombëtare (ONS) tregojnë se eksportet e përgjithshme nga Britania e Madhe ranë me 5,6 miliardë paund (6,7 miliardë dollarë) ose një rënie prej minus 19,3%.

”Ajo u nxit nga një rënie e eksporteve të mallrave drejt BE me 5,6 miliardë paund ose 40,7%”, theksoi ONS.

Importet gjithashtu ranë, me 8.9 miliardë paund (21,6%), ndërsa importet nga BE ranë me 6,6 miliardë paund (28%), sipas shifrave.

Fundi i periudhës së tranzicionit përkoi me përhapjen e një lloji të ri të Covid-19 në Britani, duke bërë që shoferëve të kamionëve t’u duheshin teste për të kaluar kufirin.

Share This Article