Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Blendi Çuçi u shpreh dje gjatë një interviste televizive se vjet “eksportet bujqësore drejt Kosovës u rritën gjatë kësaj periudhe në vlerë me 35 % dhe sipas tij, ka ardhur si rezultat i vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve serbe”.
“Ne nuk kemi barrë fiskale, ndërsa janë për t’u zgjidhur disa çështje fitosanitare dhe do të finalizojmë disa çështje administrative që mendoj se do të nxisin më tej eksportet shqiptare drejt Kosovës”-, vijoj ministri.
Çuçi theksoi se Kosova ka avantazhe në industrinë agropërpunuese, eksperiencë të cilën synojmë ta thithim edhe ne/ATSH.