Eksportet bujqësore në Shqipëri u rritën për 110 milionë Euro në vitin 2018

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vlera e produkteve bujqësore të eksportuara ka shënuar një trend rritës në 6 vitet e fundit në Shqipëri. Nga 50 milionë euro në vitin 2013, kjo shifër sot është mbi dyfishuar, duke arritur në mbi 110 milionë euro në vitin 2018.

Të njëjtin trend rritës e vërejmë edhe në 15 produktet me vlerë të shtuar.

Të dhënat zyrtare tregojnë se, në vitin 2018 ndër produktet më të eksportuara ishin  domatja, bimët medicinale dhe kastraveci. Faktor në rritjen e eksporteve ishte edhe mbështetja që qeveria iu dha fermerëve nëpërmjet skemave të mbështetjes kombëtare. 

Vlera e mbështetjes përmes skemave kombëtare është dyfishuar, nga 6.6 milionë euro që ishte në vitin 2013, është rritur në 13.3 milionë euro në vitin 2018. Mesatarisht çdo subjekt ka përfituar rreth 3500 euro nga mbështetja e skemës kombëtare.

Masat e mbështetjes ishin kryesisht në drejtim të mbjelljeve të reja dhe rritjes së sipërfaqeve me prodhimeve bujqësore, investime në sera, ujitje dhe ferma organike.

Share This Article