Ekspozita për të zhdukurit gjatë luftës vendoset në sheshin e Prishtinës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ekspozitë për të rikujtuar plagën e hapur që Kosova ka nga lufta e fundit është vendosur në Sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, ekspozitë kjo e cila do të qëndrojë në kryeqytet deri më datë 15 nëntor.

Eroll Murati në ekspozitën e tij të radhës me titull “Më Gjeni”  dhe me moton “Dikush është ende duke i pritur te dera që 20 vite”, ka vendor që me këtë skulpturë t’i kujtojë të zhdukurit e luftës.

Por që edhe kalimtarët e rastit në kryeqytet  po ndalojnë dhe po i fotografojnë, pasi që kjo ngërthen në vete dhimbje të madhe.

Përndryshe janë edhe mbi 1,600 persona janë ende në listën e të zhdukurve nga lufta e Kosovës 1998-1999.

Share This Article