Ekspozoi simbole naziste, arrestohet deputeti gjerman i AfD

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një anëtar i parlamentit të Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë në Bavari, Daniel Halemba, është arrestuar me akuza që përfshijnë shfaqjen e simboleve të ndaluara totalitare, si dhe ankesat se ai bërtiste përshëndetjen naziste “Zig Heil”.

Halemba, 22 vjeç, një ligjvënës i sapozgjedhur që do të zërë vendin e tij në parlamentin rajonal të Bavarisë të enjten, është anëtar i vëllazërisë studentore Teutonia Pragë, ambientet e së cilës u bastisën nga policia në shtator.

Gjatë bastisjes, siç thanë zyrtarët, u gjetën simbole që janë të ndaluara me Kushtetutën gjermane, si svastika dhe fqinjët u ankuan se kishin dëgjuar të bërtitur “Zig Heil” nga ambientet e vëllazërisë, raporton Guardian.

Në një video të postuar në kanalin Telegram të avokatit të tij, Halemba tha se arrestimi i tij ishte i paligjshëm.

“Ata duan të më arrestojnë mua, një deputet të zgjedhur në parlamentin e shtetit, tre ditë para se të zë vendin tim, duke përdorur një urdhër arresti krejtësisht të paligjshëm”, tha ai.

AfD arriti rezultate rekord në shtetet gjermane perëndimore të Bavarisë dhe Hessen në zgjedhjet lokale të 8 tetorit.

Share This Article