Ekstradimet nga Dubai, ministri Balla marrëveshje për nisjen e procedurave me Emiratet e Bashkuara Arabe

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të jenë më një oaz qetësie për personat në konflikt me ligjin në Shqipëri, të cilit gjenin strehim për t’u fshehur nga drejtësia.

Gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Brendshëm Taulant Balla në Abu Dhabi, ku u takua me homologun e tij dhe ministrin e Drejtësisë, u dhanë sinjale pozitive për arritjen e 3 marrëveshjeve shumë të rëndësishme.

Prej vitit të kaluar në rrugë diplomatike, Shqipëria ka dorëzuar në autoritetet e Emirateve të Bashkuara draftet për 3 marrëveshje ku më kryesorja është ajo e ekstradimeve por edhe ndihma juridike dhe transferimi i dënimeve.

Në kuadër të këtij zhvillimi pritet që brenda 60 ditëve, të ngrihet një pikë kontakti mes autoriteteve të Emirateve dhe ministrisë sonë të drejtësisë që do të vijojë procedurat për konkretizimin e këtij drafti.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë aktualisht rreth 20 shqiptarë të clët janë në kërkim për vepra të rënda penale, dosjet e të cilëve do të trajtohen me prioritet kur marrëveshja të arrihet.

Share This Article