Ekstradimi i Franklin Xhelajt: Po punojmë me intensitet me “Interpol” për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reagur në lidhje me ekstradimin nga Franca në Shqipëri, të kryer ditën e sotme , të Fraklin Xhelaj, 52 vjeç, i akuzuar dhe shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Balla vlerëson punën e Interpol Tirana në këtë proces dhe  thekson se autoritetet shqiptare po punojnë çdo ditë me ‘Interpol’ për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia.

Ndër të tjera, Balla ka përmendur edhe arrestimin në Bari të Italisë, të Agron Tufës, i dënuar me 30 vite burg për vrasjen e Kejsi Hysës.

“Përgëzime Interpol Tirana për ekstradimin nga Franca të një personi, i cili kërkohej nga drejtësia shqiptare akuzuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po punojmë çdo ditë, me intensitet, me Interpol për gjetjen e personave në kërkim nga drejtësia, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ndaj personave që fshihen në vende të tjera. Në grackën e policisë ka rënë edhe një person tjetër në kërkim ndërkombëtar, i cili u ndalua gjatë natës në Bari, Itali, i dënuar në Shqipëri me 30 vite burgim”,- shkruan Balla.

Share This Article