Ekstradimi i ruses të akuzuar për spiunzh, Shqipëria jep ditën jeshile edhe pse mund të përballet me shkelje të të drejtave të njeriut

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministria e Drejtësisë në Shqipëri i ka hapur rrugën ekstradimit të blogeres ruse, Svetlana Timofeeva, e cila u arrestua në gusht të vitit 2022 me akuzën e spiunazhit, pavarësisht frikës së avokatëve të saj se mund të përballen me shkeljen e të drejtave të njeriut nëse kthehet në Rusi, shkruan Euractiv.

Agjensia e lajmeve në Bruksel kujton sesi Timofeeva u kap së bashku me dy individë të tjerë, duke hyrë në objekte të mbyllura ushtarake që datojnë nga koha e komunizmit, kur Shqipëria kishte një marrëdhënie besnikërie të ngushtë me Bashkimin Sovjetik.

Ajo u akuzua për spiunazh, ndërkohë që edhe në Moskë kërkohej për akuza të ngjashme, vazhdon shkrimi. Pretendimi që blogerja nxori përpara gjykatës në fillim të shkurtit është se ajo ishte e divorcuar dhe se u largua nga Rusia për shkak të pikëpamjeve të saj për luftën në Ukrainë.

Pikërisht këto pikëpamje sic thotë, e ekspozojnë ndaj persekutimit politik e për këtë arsye, dëshirën për të qëndruar në Shqipëri.

Por EurActiv nënvizon se Timofeeva do t`i nënshtrohet procedurës së ekstradimit, pavarësisht protestës së përfaqësues të saj ligjor.

Artikulli nënvizon se ‘janë ngritur shqetësime mbi bashkëpunimin me Rusinë në mesin e sanksioneve të BE dhe SHBA dhe luftës që vazhdon’. Megjithatë, Ministria e Drejtësisë argumenton se sanksionet e BE dhe SHBA ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë nuk pengonin në nisjen e procedurave të ekstradimit.

“Bashkëpunimi në fushën e drejtësisë nuk ka lidhje me masat shtrënguese, të cilat janë vetëm politike dhe ekonomike”, sqaruan burime pranë saj. Timofeeva ka botuar dy libra dhe ka grumbulluar një madh ndjekësish në mediat sociale teksa fotografonte zona ish-sovjetike në mbarë botën. /

Share This Article