Ekzekutimi i Ardian Nikulajt, pranohet kërkesa e Shqipërisë për ekstradimin nga Maroku të autorit Ruben Ribeiro Saraiva

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dhënë lajmin se autoritetet në Marok kanë pranuar kërkesën për ekstradimin e autorit të dyshuar të vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj.

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla:

Sundimi i ligjit vijon të godasë mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund. Askush nuk do të mund t’i fshihet. Falë mbështetjes së Interpol, marrëdhënia me të cilët ka hyrë në një fazë të re, si dhe bashkëpunimit me agjencitë  ligjzbatuese të Marokut, jemi bërë me dije se është pranuar kërkesa jonë për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Ruben Ribeiro Saraiva, person i kërkuar nga drejtësia shqiptare si i dyshuar për një krim të rëndë. Policia e Shtetit do të realizojë së shpejti ekstradimin e tij në Shqipëri👊

Share This Article