ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Dyqanet e makinave të lojërave të fatit në rrugët kryesore u paguajnë punonjësve bonuse të lidhura me shumën që humbasin lojtarët e fatit. 6 minutes ago
Sekretari i Jashtëm mbron fëmijët që në moshën 13 vjeç kanë nevojë për identifikim dixhital 11 minutes ago
Farage ‘i habitur’ ish-lideri i Reformës së Uellsit që mori ryshfete 15 minutes ago
Burri fajtor për kërcënimin me vrasje të Nigel Farage 17 minutes ago
“Ndjesi”, ekspozitë e Emjona Stasit në Durrës: Peizazhe dhe portrete me guralecë që shprehin qetësi dhe reflektim 24 minutes ago
Next
Prev
Home Albania

Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa

albnews by albnews
10 October, 2025
in Albania
0
Ekzekutimi i Artur Tushit/ Mediat kolumbiane: Synimi është kontrolli mbi një port të ri, në lojë edhe Sinaloa
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pluralidad Z

Në shëtitoren ‘El Poblado’, në jug të Medelinit, u vra një person i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i cili sipas Policisë Metropolitane kishte dokumente ekuadoriane, megjithëse ishte me kombësi shqiptare.

RelatedPosts

Në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

Ministrja Koçiu: Nga 12 tetori nis zbatimi i sistemit të ri të hyrje/daljeve në vendet e Schengen

Konferenca për Mbrojtjen Kibernetike në Tiranë, Vëngu: Të angazhuar për të rritur kapacitetet dhe bashkëpunimin me NATO-

Sipas autoriteteve, Tushi dyshohej se kishte lidhje me rrjete ndërkombëtare të trafikut të drogës, dhe në vendngjarje u arrestua një person i dyshuar si përgjegjës.

“Kemi arrestuar në flagrancë një person 35-vjeçar, me shtetësi venezueliane, për veprat penale të vrasjes së rënduar dhe mbajtjes së paligjshme të armës së zjarrit. Përmes zyrës së Interpol-it, kemi kërkuar informacion nga vende të ndryshme që të ndihmojë në identifikimin e plotë të tij”, shpjegoi gjeneral William Castaño, komandant i Policisë së Valle de Aburrá.

Ky krim ndodhi vetëm pak ditë pasi në një fermë në Rionegro u vra “El Ecuatoriano”, i cili ishte identifikuar si lidhja ndërkombëtare e organizatës kriminale ekuadoriane “Los Choneros”, e përfshirë në trafikun e kokainës dhe e lidhur me kartelin “Clan del Golfo”.

Po ashtu, javën e kaluar u arrestua Rollando Federico Gómez Quinde, i njohur si “Fede”, i konsideruar nga policia si udhëheqësi kryesor i “Los Choneros”, për të cilin ishte shpallur një shpërblim deri në një milion dollarë.

Studiuesi Fernando Quijano, president i Korporatës për Paqe dhe Zhvillim Social (Corpades), paralajmëroi se këto struktura kanë lidhje të drejtpërdrejta me organizata të Meksikës.

“Bëhet fjalë për aleanca të Kartelit të Sinaloas, që punojnë drejtpërdrejt për ta. Ata po fusin sasi të mëdha ketamine, të cilën ne e kemi quajtur merkuri i kuq”, deklaroi Quijano.

Ai gjithashtu paralajmëroi për interesin e këtyre rrjeteve në portin e ri të Antioquías, në Urabá, i cili pritet të fillojë së shpejti funksionimin.

“Në portin e Urabás, gjithë krimi transnacional po vendos bazat për biznese të ardhshme që po përgatiten”, shtoi ai.

Ndërkohë, kryetari i bashkisë së Medelinit, Federico Gutiérrez, pranoi se në qytet veprojnë mafie të huaja që vijnë nga Azinë, Italia, Amerika Qendrore dhe Meksika, me rrjete që merren me shfrytëzim seksual dhe ekonomi të ndryshme kriminale.

Një nga zonat më të prekura nga këto struktura është Parku Lleras, tradicionalisht një zonë turistike dhe argëtimi. Megjithatë, rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka përkuar me një shtim të krimeve si shfrytëzimi seksual, trafiku i drogës dhe vjedhjet.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Dyqanet e makinave të lojërave të fatit në rrugët kryesore u paguajnë punonjësve bonuse të lidhura me shumën që humbasin lojtarët e fatit.

Dyqanet e makinave të lojërave të fatit në rrugët kryesore u paguajnë punonjësve bonuse të lidhura me shumën që humbasin lojtarët e fatit.

10 October, 2025
Sekretari i Jashtëm mbron fëmijët që në moshën 13 vjeç kanë nevojë për identifikim dixhital

Sekretari i Jashtëm mbron fëmijët që në moshën 13 vjeç kanë nevojë për identifikim dixhital

10 October, 2025
Farage ‘i habitur’ ish-lideri i Reformës së Uellsit që mori ryshfete

Farage ‘i habitur’ ish-lideri i Reformës së Uellsit që mori ryshfete

10 October, 2025
Burri fajtor për kërcënimin me vrasje të Nigel Farage

Burri fajtor për kërcënimin me vrasje të Nigel Farage

10 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result