Ekzekutimi i familjes shqiptare në Greqi, identifikohet autori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet helene kanë identifikuar autorin e krimit makabër që la të vdekur 4 anëtarët e familjes shqiptare në Adhravidha të Greqisë.

Ai është një banor i zonës, shtetas grek, i cili sipas rezidentëve kishte pasur konflikte të vazhdueshme me çiftin e bashkëshortëve Armando dhe Maria Kloci 30 dhe 35 vjeç.

Sipas banorëve të zonës, problemet mes çiftit të bashkëshortëve dhe vrasësin e dyshuarve të tyre ishin disa transaksione parash të vonuara. Misterioz është fakti që shtëpia ku humbën jetën katër anëtarët e familjes shqiptare ishte pa energji elektrike.

Kujtojmë që rreth pasdites së të mërkurës çifti i bashkëshortëve dhe 2 fëmijët e tyre të mitur u gjetën të pajetë nga fëmija i tretë i familjes.

Share This Article