Ekzekutohet në mes të Tiranës, i riu Klaudio Prendi, i cili ishte djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal në zonën e Xhamllikut në Tiranë rreth orës 01:40 të 20 nëntorit.
I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa është qëlluar nga persona ende të paidentifikuar teksa ka qenë duke hipur në makinë.
Ndërkohë, burimet bëjnë me dije se në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur e cila dyshohet se u përket autorëve.
Klaudio Prendi nuk është emer i panjohur, pasi më 6 maj 2023, ai ka qëlluar me armë në quytetin e Pukës.