Ekzekutohet ne Moskë vajza e ‘ideologut shpirtëror’ të Putinit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Daria Dugina, 30 vjeç, analiste politike dhe vajza e Aleksandër Dugin, i konsideruar “ideologu i Putinit”, vdiq pas shpërthimit të makinës së saj në periferi të Moskës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës rreth orës 21:45 me orën lokale pranë fshatit Velyki Vyazomi, 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit rus.

Komiteti Hetimor Rus tha se dikush planifikoi dhe urdhëroi shpërthimin e makinës që vrau Darya Dugina, bazuar në provat e mbledhura tashmë nga shpërthimi.

“Duke marrë parasysh të dhënat e marra tashmë, hetimi beson se krimi ishte i planifikuar paraprakisht dhe ishte i urdhëruar”, tha komiteti hetimor në një deklaratë të dielën.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja drejtonte një makinë “Toyota Land Cruiser Prado” në pronësi të babait të saj, në të cilën nuk kishte pasagjerë të tjerë.

Pas shpërthimit, disa dëshmitarë thanë se makina u përmbys dhe doli nga rruga. Trupi i djegur i viktimës u gjet nga ekipet e shpëtimit që mbërritën në vendngjarje.

Në disa video të publikuara në internet shihet Dugin i dëshpëruar, me duart në kokë, pak metra larg makinës që digjej.

Share This Article