Një shqiptar është ekzekutuar në Greqi me një plumb pas koke. Ngjarja ka ndodhur në ishullin Salaminos, ndërsa sipas mediave vendase shqiptari u gjet i vdekur në oborrin e banesës së tij në Salaminë, mesditën e së shtunës.
Media Focus News shkruan se shqiptari që u ekzekutua është Aleksandër Zaka, 51 vjeç, me orgjinë nga Lushnja dhe kishte 15 vite pa u kthyer në Shqipëri. Aleksandër Zaka në komunitet njihej si njeri i qetë, ndërsa ende nuk s’dihen rrethanat e krimit.
Shqiptari është gjetur i vdekur nga miku i tij, i cili ka lajmëruar menjëherë autoritetet. Autori i vrasjes dyshohet të jetë një shqiptar, por nuk dihen ende arsyeja e vrasjes dhe rrethanat e ngjarjes.
Viktima u gjet i ulur në karrige dhe sipas informacioneve paraprake kishte një plumb pas koke.
Mediat shkruajnë se 51-vjeçari kishte 15 vite pa ardhur në Shqipëri dhe se kidhur me ngjarjen është shoqëruar dhe po merret në pyetje miku i viktimës Fatjon Pjetri.