Ekzekutohet shqiptari në Kolumbi, plagoset dhe një e moshuar që ndodhej me të, arrestohet autori

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një shqiptar ka humbur jetën këtë të diel pasdite në Kolumbi si pasojë e një atentati.

Viktima, i identifikuar si Artur Tushi, 44 vjeç, i lindur në Shqipëri, por me dokumente ekuadoriane, u qëllua në një sulm të organizuar në vendin e tij të qëndrimit.

Sipas mediave lokale, autori i krimit u kap menjëherë nga policia ndërsa po tentonte të largohej me motor nga vendngjarja. Me vete, ai kishte edhe armën e përdorur gjatë atentatit.

Nga sulmi ka mbetur e plagosur edhe një grua 77-vjeçare që ndodhej pranë Tushit në momentin e të shtënave.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe autoritetet kanë nisur një hetim të gjerë për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Share This Article