Ekzekutoi babë e bir në Elbasan, anëtari i bandës së “Çapjave” lihet në burg pas ekstradimit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

I ekstraduar dy ditë më parë nga Greqia për llogari të drejtësisë shqiptare, Gjykata e Posaçme e njohu me masën “arrest me burg” 44-vjeçarin Jorgo Leku, mbi të cilin është dhënë një dënim me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së babë e bir në vitin 2012 në Elbasan.

44-vjeçari i njohur edhe me emrin Olsi Leka dhe me një tjetër identitet grek, u dënua në mungesë në prill të këtij viti, bashkë me Ardjan Çapjan dhe Florenc Çapjan.

Gentjan dhe Nezir Beqiri u vranë në 12 gusht të vitit 2012 dhe sipas asaj që Ervis Bardhi deklaroi para prokurorëve në statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, krimi është kryer nga ai dhe Olsi Leku. Të dy ata u ngjitën në shtëpinë e Gentjan Beqirit mëngjesin e 12 gushtit pasi nëna e tij kishte dalë të bënte pazarin, ndërsa në shtëpi mund të futeshin vetëm personat e njohur sepse familja i trembej hakmarrjes nga fisi Çapja, pasi Beqiri akuzohej se kishte ekzekutuar Sokol Çapjan.

Fillimisht, dosja e vrasjes së babë e bir po hetohej nga Prokuroria e Elbasanit, por më pas kaloi në SPAK, pasi të akuzuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal. Po për këtë dosje, Gjykata e Posaçme dënoi me 15 vite heqje lirie bashkëpunëtorin e drejtësisë Ervis Bardhin që mori edhe pjesë në krimin e ndodhur 11 vite më parë. Nga 25 vite burgim u dha për Klaidi Dokoli dhe Etien Çani. Të gjithë personazhet nuk kanë rënë dakord me vendimin e shkallës të parë ndërsa e kanë apeluar atë.

Share This Article