“El Clasico” flet për madrilenët, të vetëm në krye të La Liga

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“El Clasico” spanjoll tregoi vlerat e vërteta midis Real Madrid dhe Barcelona në këtë moment. “Los Blancos” fitojnë 3-1 pas një ndeshje plot raste por ku madrilenët merituan fitoren  që i projekton në krye të renditjes.

Reali kalon në avantazh që në minutën 12 me bomberin Benzema, dhe dyfishon me Valverde në minutën 35. Pjesa e dytë flet sërish për ekipin e drejtuar nga Carlo Ancelotti, me një gol të anuluar në minutën 52 sërish Benzema.

Por futbolli është një sport ku gjërat ndryshojnë në pak minuta, dhe goli i Ferran Torres m easist të Lewandoski në minutën 83 i jep energji katalanasve që kanë edhe shansin e barazimit me Ansu Fati, ndoshta më i miri i Barcelonës.

Në minutat shtesë, është Rodrygo që realizon një penallti që kishte marrë me një aksion personal.

Share This Article