“El Clasico” në Kupën e Mbretit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rikthehet “El Clasico” mes Barcelonës dhe Realit të Madridit për këtë sezon. Këtë radhë, dy gjigantët e futbollit spanjoll do të luajnë ndeshjen e tyre të parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, që do të zhvillohet në “Camp Nou”.

Lajmi i ditës te Barcelona është grumbullimi i Lionel Messit, pas dyshimeve që u ngritën për praninë e tij në këtë përballje për shkak të një goditjeje të marrë në ndeshjen me Valencian. Messi u stërvit normalisht, por ende nuk dihet nëse do të aktivizohet apo jo. Risia për Barcelonën është debutimi i portierit Ter Stegen në Kupë, duke qenë se Cillessen është dëmtuar.

Ndërsa Reali i Madridit vjen në këtë sfidë pas një momenti të mirë, ku Benzema dhe Vinicius Junior janë bërë pikat e referimit të kësaj skuadre kohët e fundit.

“Los Blancos” kanë zhvilluar lojëra të mira në ndeshjet e fundit, që janë shoqëruar edhe me rezultate pozitive. Gareth Bale është riaftësuar dhe është një armë më shumë për trajnerin Solari.

Barcelona dhe Reali i Madridit përballen mes tyre në Kupën e Mbretit, për herë të parë pas 5 vitesh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply