El Klasiko e 187-të në La liga, Barcelona kërkon fitoren ndaj Realit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Klasikja e kampionatit spanjoll dhe jo vetëm pritet të ndez pasditen e kësaj të shtune, ku padyshim spektakli nuk vendoset në dyshim. Barcelona dhe Reali sfidojnë njëra-tjetrën në atë që njihet si ‘El Clasico’ e miliona tifozë janë me styë drejt Estadio Olimpico, ku ndryshe nga Camp Nou, kapaciteti është i përgjysmuar në krahasim me të.

Forma e të dyja skuadrave në kampionat është pozitive, me madrilenët të cilën humbjen e vetme këtë sezon e kanë në derbin me Atletiko Madrid, ndërsa në anën tjetër, ekipi i Xavit nuk njeh disfata. Shqetësimi i vetëm janë mungesat, mes tyre lojtarë me shumë peshë si Lewandowski, De Jong, Pedri, Kounde apo Sergi Roberto. Tek madrilenët situata është disi më ndryshe, por edhe aty 4 lojtarë nuk do të jenë në dispozicion të Ancelottit.

Ceballos, Courtois, Guler dhe Militao të cilët ende nuk kanë mundur të rikuperohen plotësisht për këtë sfidë. Në 187 përballje direkte mes Realit dhe Barcelonës, janë galaktikët ata të cilët kanë fituar më tepër, konkretisht 77 ndeshje, 35 janë ndarë në barazim dhe 74 janë triumfe të katalanasve. Në sezonin e shkuar u zhvilluan në total 5 klasike në kampionat, kupë e superkupë ku 3 shkuan në favor të Barcelonës, ndërsa dy në kampin madrilen.

Share This Article